Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur që në këto takime kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi.
“Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit unë zhvillova dy takime të rëndësishme dhe thelbësore me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar për hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar ai.
In the margins of #BSF2021, I held two important & substantial separate meetings with the President of Serbia @predsednikrs @avucic and with the Prime Minister of Kosovo @albinkurti to discuss the next steps in the coming weeks in the Dialogue on normalization of their relations pic.twitter.com/SRonkkJxV0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 1, 2021