Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Atja parashihet të ketë takime të shumta bilaterale, derisa një të tillë veçse e konfirmoi në rrjetin social “Twitter”, përcjell GazetaBlic.
Kurti konfirmoi takimin me themeluesin, njëherit presidentin e Forumit Ekonomik të Delfit, Symeon Tsomokos.
Ai ka thënë se kanë diskutuar për potencialin ekonomik të Kosovës, teksa ka thënë se muajve në vazhdim, Kosova do të jetë organizatore e një forumi të tillë.
During my meeting with the Founder and President of Delphi Economic Forum, Mr. Symeon Tsomokos, we discussed Kosova’s economic potential and the need for sustainable growth in the region. In the coming months, Kosova will host an economic conference w/in the framework of the DEF. pic.twitter.com/29Dn5pOVNQ
— Albin Kurti (@albinkurti) September 1, 2021
/GazetaBlic/