Sporti

Zyrtare: Jerome Boateng transferohet tek Lyoni

09/01/2021 15:00
nga:Lorik J

Olympique Lyon bëri një punë të mirë në orët e fundit të merkatos duke transferuar Jerome Boateng.

Mbrojtësi 32-vjeçar gjerman ka qenë i lirë që kur u largua nga Bayern Munich, përcjell GazetaBlic Sport.

Prandaj, skuadra e Lyonit ishte në gjendje ta regjistronte atë pa kompensim transferimi.

Kampioni botëror i vitit 2014 do të prezantohet nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport