Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se nuk i intereson për personat që e kundërshtojnë idenë e “Ballkanit të Hapur”.
Ai në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka kritikuar Bashkimin Evropian se nuk është duke punuar mjaftueshëm në pranimin e Serbisë si dhe për mbështetjen në fusha të ndryshme siç është ekonomia, duke thënë se bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e kanë nisur idenë e “Ballkanit të Hapur” për të zgjidhur vet vështirësi që i kanë.
“Filluam të gjejmë vet mënyra për të kapërcyer vështirësitë ekonomike. Kjo është se pse e krijuam mekanizmin tonë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë duke përfshirë këtu “Ballkanin e Hapur”, tha ai
Ne dëshirojmë të kemi qarkullim të lirë pa kufij në të ardhmen .Edhe pse janë disa njerëz që nuk e dëshirojnë këtë sepse nuk e kanë timonin në duart e tyre, por të themi të vërtetën, ne nuk mërzitemi për ata më. Ajo çka dëshirojmë të shohim ne është se çfarë do të jetë e ardhmja për të gjithë ne”, ka thënë Vuçiq.
Bekim Haxhiu: Po të kishte Prokurori të pavarur sot do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë


