Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi, ka shprehur konsideratën e tij për vonesën e fillimit të vitit shkollor.
Ai ka thënë se zakonisht 1 shtatorin e ka filluar me urim nëpër shkolla për nxënësit mitrovias, por që këtë vit, një gjë e tillë u pamundësua për shkak të shtyerjes së fillimit të procesit mësimor.
Bahtiri thotë se i kupton nxënësit dhe mësimdhënësit se dëshira për t’u rikthyer në bankat shkollore është e madhe, por që shëndeti i tyre është mbi të gjitha.
Ai gjithashtu ka një porosi për prindërit.
Shkrimi i plotë:
Mirëmengjes të dashur mitrovicas,
Zakonisht 1 shtatorin e kam pasur një ditë që ka filluar në një nga shkollat e Komunës së Mitrovicës, për t’i uruar fillimvitin shkollor nxënësve. Por, kësaj radhe kushtet e krijuara me pandeminë COVID-19, na ndërruan planet.
Dymbëdhjetë ditë tjera për dikë mund të jenë të shkurtëra, por për mësimdhënësit dhe nxënësit do të jenë shumë të gjata. Dëshira për t’iu kthyer bankave shkollore është e madhe. Ne më të vjetrit, tash kur kanë kaluar dekada që kemi përfunduar shkollën, e kërkojmë çdo ditë të humbur të asaj kohe.
Deri në rikthimin e procesit mësimor, prindërit të kujdesen që të përmbushin ndonjë dëshirë të paplotësuar gjatë pushimit veror për fëmijët e tyre. Mirëpo, mos harroni kryesoren: të kujdeseni për shëndetin e tyre.
Të dashur nxënës,
Ju jeni shpresa e madhe që shohim në horizontin e së ardhmës sonë!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=381284980028949&set=a.341440534013394