Edhe gjatë të së mërkurën, janë shkaktuar kolona të gjata në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë, raporton Gazeta Blic.
Kolona të gjata me kilometra, janë parë në pamje të dërguara nga lexues të Gazeta Blic.
Në kufirin me Shqipërinë po vazhdojnë të aplikohen me përpikmëri masat kundër përhapjes së Covid-19.
Qytetarët që shkojnë në Shqipëri dhe atyre që vijnë në Kosovë u duhet të kenë me vete testin PCR.
Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit, që do të thotë se kushdo që nuk është i vaksinuar u duhet testi.




