Mbrojtësi i FC Barcelona, Gerard Pique përsëri tallet me Real Madridin, pasi klubi madrilen nuk arriti të transferojë Kylian Mbappe para përfundimit të afatit kalimtar.
Pique ka shpërndarë një artikull që parashikonte numrin që Mbappe do ta barte tek Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.
Në artikullin e Marcas shkruhej: “Cilin numër do të mbajë Mbappe? Tre opsione për francezin.
Një pyetje të cilës Pique iu përgjigj: “Numrin 7” (që do të veshë me PSG këtë sezon), duke u tallur me dështimin e rivalëve të tij, Real Madrid.
/GazetaBlic Sport/


