Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin “Politiko”, ka kritikuar deri më tani qeverisjen në kryeqytet.
Haradinaj thotë se Prishtinës i mungon Spitali. Ku sipas tij tash e 21 vite vetem ka arsyetime banale për mos realizimin e këtij spitali.
AAK’ja në krye me Daut Haradinajn tashmë ka realizuar projektin e këtij spitali, ku siç tha Haradinaj, ky projekt do të realizohet Brenda 2 viteve.
“Unë e kam një ekip, lista personalitete, që kam dashur të dëshmojë që kemi njerëz, nëse ja boni një analizë e shihni, pastaj është program që bazohet në element të sakya se i zgjidhen probleme Prishtinës. Unë mendoj që kam përvoj në menaxhim. Këto i kemi përfaërsisht 500 mijë banorë, ku të gjithë e kanë QKUK, vendin e vetëm që orientohen për shërbime shëndetësore . Kryeqyteti jonë nuk ka spital e arsyetimet janë banale. Na jemi 21 vite pas lufte e nuk kemi spital. Ky spital brenda dy viteve pretendohet se do të realizohet. Ekipe kemi.”, tha Haradinaj.


