Lajme

Abi Çarshia “vlon” nga qytetarët pavarësisht shifrave të larta me Covid-19

08/31/2021 22:44
nga:Gazeta Blic

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në qendrën e hapur tregtare “Abi Çarshia” e cila ndodhet në Prizren.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet një numër i madh i qytetarëve, derisa ndodhen shumë afër njëri-tjetrit.

Kjo gjë padyshim që mundëson përhapjen e Covid-19, me ç’rast vetëdijshëm po e rrezikojnë shëndetin e tyre.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, qendrave tregtare iu lejohet veprimtaria, por me disa rregulla.

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.
Pika 33. Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.