Saimir Ujkani është transferuar tek Empoli në orët e fundit të merkatos.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke i uruar mirëserardhjen, portierit i cili në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren shqiptare, teksa tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.
Ujkani së fundmi ishte portier i tretë tek Torino, me skuadrën granata e cila këtë verë afroi portierin e Kombëtares Etrit Berisha.
Ujkani gjen te dyshen Nedim Bajrami dhe Ardian Ismjali duke formuar një treshe shqiptarësh në Serinë A. Vlen të theksohet se pjesë e klubit të Serisë A është edhe talenti i Shpresave Kristjan Asllani.
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an


