Lajme

Aida Dërguti në mënyrë figurative kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

08/31/2021 17:43
nga:N M

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, në mënyrë figurative i ka kërkuar ministrit Arben Vitia, që të largohet nga drejtimi i ministrisë, raporton Gazeta Blic.

Dërguti ka përdorur titullin e librit të autorit Kiço Blushi, “Beni ecën vetë”, teksa dy shkronjat e para të fjalës “ecën”, ajo i ka bërë të mëdha.

“Beni ECën vetë”, shkruan Dërguti, duke aluduar në ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.