Kishte shumë pyetje në lidhje me Cristiano Ronaldon në konferencën për shtyp përpara lojës së Portugalisë kundër Republikës së Irlandës, por trajneri kombëtar portugez anashkaloi këtë çështje.
Në lidhje me mundësinë që Ronaldo të jetë në gjendje të thyejë një rekord golash për Portugalinë, trajneri tha: “Ne mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Irlandës. Duhet të jemi të fortë dhe të fitojmë pa menduar për lojtarët. Do të ishte keq nëse do të fokusoheshim në rekorde”
Motivimi i Ronaldos për t’u kthyer në Manchester United: “Ai është pjesë e ekipit tonë, ai është kapiteni dhe, si të gjithë të tjerët, ai është super i motivuar. Të gjithë janë gati të përballen me Irlandën ”
Në fund, Santos u nervozua paksa pasi të gjitha pyetjet ishin jashtë lojës së nesërme dhe tha se pytjet për lojtarët në klubet e tyre duhet t’i bëjnë kur janë në Angli apo në vendet tjera.
Motivimi për takimin me Bruno Fernandes në Manchester United: “Ju në shtypin britanik mund t’i bëni atyre këto pyetje kur ata janë atje. Unë jam i interesuar për motivimin e tyre në ekipin kombëtar dhe mund të garantoj që ata janë shumë të motivuar për të luajtur për Portugalinë ”.
/GazetaBlic Sport


