Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kritikuar kryetarin e kësaj komune Xhafer Tahiri, i cili ka bojkotuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kryeministri Kurti, shkruan Gazeta Blic.
Idrizi, në një postim në ‘Facebook’ ka thënë se situata pandemike kërkon më shumë bashkëpunim institucional në mes të institucionëve lokale dhe atyre qëndrore.
Postimi i plotë:
BOJKOTI INSTITUCIONAL NUK ËSHTË FORMË E FUNKSIONIMIT TË INSTITUCIONEVE DEMOKRATIKE.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, paska bojkotuar pjesmarrjen në takimin e ftuar nga Kryministri i Kosovës Albin Kurti, e qē është lajm i keq për qytetaret e Vushtrrisë!
Situata shumë e rëndë pandemike kërkon koordinim dhe bashkëpunim institucional në mes të institucioneve lokale dhe atyre qëndrore, e jo bojkot institucional.
Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit


