Cult

Shuma marramendëse! Këta janë aktorët më të paguar të vitit 2021

08/31/2021 12:02
nga:G C

Aktorët zakonisht paguhen shumë, kryesisht ata amerikanë të cilët marrin deri në disa miliona dollarë për një rol.

E sigurisht që falë talentit të tyre në aktrim ata kanë futur miliona dollarë në xhepat e tyre, shkruan GazetaBlic.

Aktori i cili luajti për të katërtën herë rolin e James Bond, Daniel Craig, njihet si ikona legjendare e ekranit të madh kinematografikë.

Sipas statistikave të fundit nga Vairety, Daniel Craig, bënë pjesë në aktorët më të paguar të vitit 2021.

Atij i janë dhënë më shumë se 100 milionë dollarë.


Aktori amerikan Dwayne Johnson, është aktori më i paguar për të tretin vit radhazi.

Viti 2021 bëri që aktori të fitojë rreth 50 milionë dollarë.

Will Smith me 40 milionë dollarë për “King Richad” arriti që të hyjë në listën e aktorëve më të paguar të vitit.

Filmi “Don’t look up” bëri që Leonardo DiCaprio të bëjë për vete rreth 30 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2021.

Protagonistja e “Don’t look up”, Jennifer Lawrence është vetëm 26 vjeç, por fiton sa të mëdhenjtë botërorë në botën e politikës dhe financës.

25 milionë dollarë ka fituar ajo gjatë këtij viti.

Julia Roberts njihet si një nga aktoret më të paguara, por shifra që ajo ka fituar nga filmi i saj i fundit është vërtet marramendëse.

“Leave the world behind” bëri që ajo të fitojë rreth 25 milionë dollarë.

/GazetaBlic/