Sporti

Këto janë fjalët e para të Cristiano Ronaldos pas rikthimit tek Manchester United

08/31/2021 10:37
nga:L J

Skuadra e Manchester United para pak minutave ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e madh anglez, me mundësi vazhdimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi nënshkroi kontratën, Cristiano Ronaldo ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku u shpreh shumë i lumtur me kthimin e tij në Premierligë, më saktësisht në “Old Trafford”.

“Manchester United është një skuadër që gjithmonë mbetet në zemrën time. Kam marrë shumë mesazhe që nga dita e Premte. Mezi po pres të luajë në “Old Trafford”, në një stadium të stërmbushur. Shpresojë të kemi një sezon të mirë”, tha Ronaldo.

/GazetaBlic Sport