Fit&Sexy

Vaji i bajameve – Ilaçi çudibërës për flokët dhe lëkurën

08/31/2021 09:44
nga:G C

Është një ilaç çudibërës për lëkurën dhe flokët, ja si ta bëni vetë në shtëpi vajin e bajameve.

Vaji i bajames është një produkt mrekullibërës jo vetëm për lëkurën, por edhe për zemrën. Ai është një ndër vajrat esencialë më të pasur me ushqyes, vitamina dhe minerale.

Ky vaj nxirret nga dy lloje bajamesh, por vaji më i mirë është ai i bajames së ëmbël.

Ul kolesterolin, ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Por si mund ta përgatisim këtë “vaj magjik” në kushte shtëpie? Kjo është më e thjeshtë nga ç’mund ta mendoni.

Përbërësit: 2 filxhan bajame të paqëruara, 1-2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Vendosim bajamet në grirëse, ato duhet të jenë të thata dhe të freskëta. Si fillim grirësen e vendosim që të punojë me shpejtësi të ulët, në mënyrë që bajamet të grihen me ngadalë dhe me kujdes, në të kundërt procesi i grirjes do të vështirësohet shumë.

Pasi bajamet janë copëtuar, rrisim shpejtësinë e grirëses dhe kur bajamet janë grimcuar shtojmë edhe vajin e ullirit. E lëmë që grirësja të vazhdojë punë edhe për 5 minuta.

Pasi e fikim grirësen kullojmë vajin, në mënyrë që të ndahet nga grimcat e bajames. Vaji është gati dhe këshillohet të ruhet në kavanoz hermetik.