Sporti

Vëllai i pronarit të PSG-së konfirmon qëndrimin e Mbappes tek klubi francez

08/31/2021 09:34
nga:L J

Real Madrid ka shprehur interesim të madh për transferimin e Kylian Mbappes në ditët e fundit.

Los Blancos janë ende duke kërkuar një marrëveshje për Mbappe me vetëm disa orë të mbetura në merkaton e transferimit, por ata nuk kanë arritur akoma në fazën finale, përcjell GazetaBlic Sport.

Oferta e fundit është 170 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë, por PSG nuk e sheh atë si një ofertë të denjë për sulmuesin e tyre.

Por, vëllai i pronarit të PSG-së, Tamim bin Hamad Al Thani, ka pohuar se Mbappe do të qëndrojë në PSG.

Ai ripostoi në Twitter një postim ku shkruan: “Mbappe do të vazhdojë në Paris këtë sezon. Dhe do të ketë një negociatë në tetor për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025″

/GazetaBlic Sport