Sporti

Barcelona kërkoi huazimin e Joao Felix, Atletico Madrid refuzoi menjëherë ofertën

08/31/2021 08:04
nga:Lorik J

Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë huazimi nga Barcelona për sulmuesin Joao Felix, raporton Goal.

Klubi nga Madridi kanë refuzuar të hyjnë në negociata në prag të fundit të afatit të transferimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Oferta u bë përmes agjentit Jorge Mendes, me Blaugranasit që kanë shprehur interesim të madh për një lojtar që ata kishin shënjestruar më parë.

Por Atletico Madrid nuk ka nevojë të shesë dhe ata e konsiderojnë Felixin si lojtarin e së ardhmes së klubit dhe për këtë arsye nuk po mendojnë të heqin dorë nga një lojtar si ai dhe më pak 24 orë para mbylljes së afat.

/GazetaBlic Sport