Sporti

Real Madrid arrin marrëveshje me Rennes për Camavingan

08/30/2021 23:26
nga:E K

Real Madrid dhe Rennes është pranë marrëveshjes për transferimin e Eduardo Camavingas.

Le Parisien” raporton se të dy klubet kanë arritur marrëveshje për lojtarin francez, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid duket se ka vepruar shpejt pasi raportohet se gjithçka u arrit brenda disa orëve.

Edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se ka një ofertë zyrtare në tavolinë për Rennes.

Marrëveshja nuk është ende 100% e finalizuar, por negociatat kanë avancuar.

Lojtari gjithashtu dëshiron të largohet nga Rennes.

/GazetaBlic Sport/