Sporti

Tragjike: Trajneri i futbollit humb jetën pasi goditet nga rrufeja

08/30/2021 21:04
nga:E K

Futbolli bullgar është në zi.

Ivan Ranchev, trajneri 41-vjeçar, vdiç në vend pasi u godit nga një rrufe kur një stuhi e fortë filloi menjëherë pas startit të lojës mes ekipeve të Lessichovo dhe Chernogorova, përcjell GazetaBlic Sport.

Agjencia shtetërore e lajmeve BTA njoftoi se incidenti vdekjeprurës ndodhi të dielën gjatë një loje miqësore mes ekipeve të Lessichovo dhe Chernogorova – dy fshatra në Bullgarinë qendrore.

Një ambulancë u dërgua menjëherë në vendin e ngjarje, por mjekët e gjetën pa shenja jete dhe konfirmuan vdekjen e tij.

/GazetaBlic Sport/