Sporti

Sabitzer: Jam shumë i lumtur që kam mundësi të luaj për Bayernin

08/30/2021 20:44
nga:E K

Sabitzer është lojtari më i ri i Bayern.

Lojtari u transferua nga Leipzig te Bayern për 16 milionë euro, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas transferimit të tij, Sabitzer ka folur për media.

Ai tha se është i lumtur që mund të luajë në një klub si Bayern.

“Jam shumë i lumtur të luajë për Bayern. Edhe si i vogël isha krenar me fanellën time të Bayern.

Do të jap gjithçka për këtë klub, dua të fitoj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, sigurisht edhe tituj”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/