Sporti

Zyrtare: Daniel James nënshkruan me Leeds United

08/30/2021 19:54
nga:E K

Leeds United ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Daniel James.

Me ardhjen e Sanchos dhe Ronaldos, uellsiani nuk kishte vend në formacionin startues të Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.

Leeds United ka ofertuar për të te klubi i United për 28 milionë euro, ofertë të cilën e pranoi klubi anglez.

James do i nënshtrohet testeve mjekësore nesër kur edhe pritet të ndodhë prezantimi i tij.

/GazetaBlic Sport/