Sporti

Drenica ‘shijon’ fitoren e parë për këtë sezon, mposht Dukagjinin

08/30/2021 19:05
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Drenica” ka arritur fitore të madhë në udhëtim kundër Dukagjinit.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 1-2 në të mirë të “kuqezinjëve”. Golat për Drenicën i realizuan Osman Mëziu nga penalltia, dhe mbrojtësi Harallamb Qaqi. Kurse, për skuadrën e vendase shënoi Ardin Dallku.