Lajme

Mbi 4 mijë e 400 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID në pesë ditët e fundit

08/30/2021 11:11
nga:Q R

Policia po vazhdon të dënojë qytetarët që nuk po e respektojnë ligjin për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Gjatë pesë ditëve të fundit, janë shqiptuar 4 mijë e 471 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.

Gjatë kësaj periudhe, numër më të madh të gjobave pati të premten me gjithsej 1 mijë e 29, e ndjekur kështu nga e shtuna me 978 të tilla.

Të enjten 915 qytetarë u dënuan për mosrespektim të ligjit antiCOVID, të dielën 821, ndërkaq sot ky dënim iu shqiptua edhe 728 qytetarëve të tjerë.

Osmani: Prioritet në procesin e dialogut me Serbinë, kthimi i më të dashurve tanë