Showtime

Martohet futbollisti Fidan Aliti, publikohen pamje nga dasma

08/30/2021 10:23
nga:Genita C

Futbollisti Fidan Aliti mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në bazë të pamjeve, mbrojtësi i Kosovës ka organizuar një aheng me familjarët dhe miqtë në vendlindjen e tij, Preshevë.

Për atmosferën në dasmë duket se u përkujdes artisti Ermal Fejzullahu.

Krahas Kosovës, 27-vjeçari luan edhe në Zurich duke qenë se jeton dhe vepron prej vitesh.