Sporti

Mesazhi i Mbappe që po shqetëson tifozët e Real Madridit!

08/30/2021 10:17
nga:L J

Me vetëm dy ditë të mbetura deri në përfundimin e merkatos së verës, ka akoma koha që skuadrat të  përforcohen.

Tifozët e Real Madridit janë ende duke pritur se çfarë do të ndodhë me transferimin e Kylian Mbappe. Megjithatë, sipas asaj që ndodhi mbrëmë në stadiumin Reims, e ardhmja e tij duket shumë larg Spanjës momentalisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbappe realizoi dy golat e fitores së PSG ndaj Reims dhe ishte jashtëzakonisht i lumtur për këtë.

Gëzimi i francezit për golat e tij mbrëmë tregonte se ai është larg lamtumirës dhe një mesazh që, po, shqetëson dhe çorienton, mbi të gjitha, tifozët e Madridit është:

“Natë e përsosur”.

/GazetaBlic Sport

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)