Sporti

I gjithë stadiumi këndon emrin e Lionel Messit pak para se futbollisti të debutonte me PSG’në

08/30/2021 08:06
nga:Lorik J

Lionel Messi mori një pritje të mrekullueshme në Stade Auguste Delaune në debutimin e tij të shumëpritur në Paris Saint-Germain kundër Reims.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i cili nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Ligue 1, ​​u duartrokit nga 21,000 tifozë, përcjell GazetaBlic Sport.

Messi e zëvendësoi Neymarin në minutën e 65-të dhe zhurma në stadiumi ishte e mahnitshme.

Argjentinasi nuk ishte në gjendje të përfshihej në skuadër për ndeshjet e fundit kundër Strasburgut dhe Brestit, dhe për këtë arsye, por tifozët më në fund panë një paraqitje të shkurtër të Messit të dielën në mbrëmje.

/GazetaBlic Sport