Lajme

A mund të shtyhen zgjedhjet lokale?! Kjo është përgjigja e Qeverisë

08/30/2021 00:26
nga:Gazeta Blic

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Ai në konferencë për media tha se shtyrja e zgjedhjeve lokale në vend, bëhet vetëm me rekomandim të ekspertëve shëndetësor.

“Mendimi i ekspertëve do të jetë ai mendim dhe vendimin do ta marrin në bazë të tyre”, tha Vitia.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

 

Ambasadori Kosnett: Kosova po u jep mundësi afganëve për të ndërtuar jetë të re