PSG ka fituar ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Reims.
Skuadra e Pochettinos triumfoi me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kylian Mbappe realizoi të dy golat për skuadrën e tij për t’ia siguruar fitoren parisienëve.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino.
Ai tha se Mbappe është lojtar i PSG dhe në futboll ka gjithmonë thashetheme.
“Kylian është lojtari ynë. Dhe ju e dini në futboll ka zëra. Por unë mendoj se presidenti ynë dhe drejtori ynë sportiv janë shumë të qartë, ai është këtu. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi këtu, domethënë është një nga lojtarët më të mirë në botë, është një dhuratë ta kesh atë “, tha Pochettino.


