Sporti

Ballkani mposht kampionët në shtëpi, Gjilani fiton në udhëtim ndaj Feronikelit

08/29/2021 18:57
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani ka mposhtur kampionin në fuqi, Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Ermal Krasniqi në minutën e 51’të të takimit.

Krasniqi realizoi një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca duke e mposhtur portierin e Prishtinës, Haxho.

Në anën tjetër skuadra e Ismet Munishit poashtu shënoi fitore minimale në udhëtim ndaj Feronikelit.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Progni në minutën e 66’të nga penalltia.

/GazetaBlic Sport/