Ballkani ka gjetur golin e epërsisë ndaj Prishtinës.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi lojtari i Ballkanit, Ermal Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Krasniqi realizoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 50’të të takimit.
Rezultati aktual është 0-1.
/GazetaBlic Sport/


