Lajme

“O hajde nuse” – Ministrit Vitia i del video e dasmës në të cilën mori pjesë

08/29/2021 17:53
nga:Gazeta Blic

Në fillim të këtij muaji, ishte raportuar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte marrë pjesë në një dasëm e cila i tejkalonte kufizimet e bëra nga vetë ministria të cilën e udhëheq dhe qeveria – pjesë e së cilës është.

Kjo pasi që, në këtë dasëm të nipit të ministrit Vitia, përveç distancës, nuk respektohet as numri i lejuar i dasmorëve.

Kjo kishte ngjallur reagime të shumta nga opozita dhe shoqëria civile.

Gazeta Blic ju sjell një sekuencë ekskluzive nga dasma në të cilën mori pjesë ministri Vitia.

Del video e dasmës ku kërceu ministri Arben Vitia! Si e komentoni? ?

Posted by GazetaBlic on Sunday, August 29, 2021

 

Ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme, 36 viktima janë shënuar nga infektimi me koronavirus.

Tashmë kanë filluar edhe zërat që po kërkojnë dorëheqjen e ministrit Vitia. Kjo edhe për shkak që tashmë ai zyrtarisht është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës.