Lajme

I riu vdes nga koronavirusi, reagon ish-deputeti, Haxhi Shala

08/29/2021 17:13
nga:Gazeta Blic

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka ngushëlluar familjen e Labinot Bekës, të riut që humbi jetën si pasojë e infektimit me korinavirus, raporton Gazeta Blic.

Shala thotë se me pikëllim e mori lajmin për vdekjen e të riut nga Gjakova.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e mikut Labinot Bekës si pasojë e Covid-19.

Labinoti ishte një i ri i arsimuar, i cili donte të tregonte potencialin e tij dhe të kontribonte në komunitet.

Ngushëllimet e mia për familjen e tijë dhe miqtë. Sot ne humbëm një djalë energjik, të arsimuar dhe miqësor.

Ky është i riu nga Gjakova, që vdiq sot nga koronavirusi