Lajme

36 viktima nga koronavirusi, Haradinaj reagon ashpër: Ky pushtet duhet të kthjellet

08/29/2021 16:04
nga:Gazeta Blic

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas rekordit të zi prej 36 viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Blic.

Në një shkrim të tij në Facebook, Haradinaj thotë se Qeveria aktuale duhet të kfjellet dhe ta shoh këtë gjendje siç e quajti ai të rëndë.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga koronavirusi.

Shkrimi i plotë:

36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.
Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.
Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.
Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!

RH