Lajme

Memli Krasniqi shpreh ngushëllime për vdekjen e Kolë Berishës: Gjithë jetën ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës

08/29/2021 14:39
nga:Q R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha i cili sot ndërroi jetë.

Krasniqi tha se kryeparlamentari Berisha pjesën më të madhe të jetës ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës.

“Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Kryetari i PDK-së i shprehi ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të ish kryekuvendarit të Kosovës, Ukë Berisha.

Berisha ndërroi sot jetë në orët e hershme të mëngjesit pas një sëmundjeje të rëndë.

 

Kurti anulon vizitën zyrtare në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare