Sporti

Ancelotti: E vetmja gjë që di është se Reali po punon për transferimin e francezit

08/29/2021 12:57
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka refuzuar të flasë për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe në Madrid.

“Duhet diskutuar në fillim për ndeshjen që kemi fituar kundër Betis, duke parë se për merkaton mendon klubi.

E vetmja gjë që di është se Reali po punon për transferimin e francezit, por nuk i di detajet e operacionit”, ka thënë trajneri italian.

Mbappe është shumë afër Real Madridit, por operacioni mbetet i komplikuar.

PSG ka refuzuar ofertën e dytë të Los Blancos, 170 milionë euro plus 10 si bonus, dhe tani sulmuesi pret që Real të bëjë një ofertë të tretë.