Lajme

Kurti merr përkrahje nga Grajçevci për kërkesat ndaj Vuçiqit për hapjen e arkivave të Serbisë

08/29/2021 12:42
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka pritur në takim kryetarin Kryesinë e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës, Ahmet Grajçevci dhe anëtar e këtij këshilli, përcjell GazetaBlic.

Gjatë takimit, Grajçevci i ka shprehur përkrahje kryeministrit Kurti për angazhimin dhe prioritetin që sipas tij ia ka thënë çështjes së personave të zhdukur në takimet që ka pasur kreu i Qeverisë së Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

“Ai tha se e konsiderojnë shumë të drejtë kërkesën e kryeministrit Kurti për hapjen e arkivave të Serbisë sepse, siç tha ai, krimet që kanë kryer forcat serbe të sigurisë në Kosovë, janë bërë me urdhër komandues dhe bartja e fshehja e kufomave është administruar nga shteti serb”, thuhet në komunikatë.

Më tej, Kryesia e Këshillit, ia bënë të qartë Kurti se e përkrahin kërkesën e tij për largimin e Veljko Odalloviqit nga udhëheqja e Komisionit Qeveritar të Serbisë për të Zhdukurit, pasi që sipas tyre, Odalloviqi si ish-zyrtar i lartë i Serbisë në Kosovë, ka njohur për vendndodhjen e varrezave, por nuk është treguar konstruktiv në bashkëpunim.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Kryesinë e Këshillit për insistimin e tij të vazhdueshëm në çdo takim me zyrtarë ndërkombëtarë dhe në takimet me zyrtarët e lartë të Serbisë për hapjen e arkivave dhe nxjerrjen e informatave edhe për vendvarrezat e tjera në Serbi, ku dyshohen se janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Kurti në takim.

I pari i Qeverisë së Kosovës tutje tha se tashmë ka filluar procedura e amandmentimit të Ligjit për personat e zhdukur dhe se pritet të shkojë në Kuvend brenda vitit.

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Kolë Berishës: Vepra e tij ishte shumëdimensionale