Sporti

Ronaldo u transferua tek Manchester United, ky është komenti interesant i Mourinhos

08/29/2021 10:25
nga:Lorik J

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United është një biznes i përsosur, sipas ish -trajnerit të klubit anglez, Jose Mourinho.

Mourinho, i cili punoi me Ronaldo gjatë kohës së dyshes në Real Madrid, miraton transferimin, i cili do t’i kushtojë Unitedit rreth 15 milionë euro, plus një shtesë prej 8 milionë eurosh si bonus, përcjell GazetaBlic Sport.

“E vetmja gjë që them – dhe mua më duket diçka themelore dhe logjike – është se nëse Juventusi është i lumtur, nëse Cristiano është i lumtur dhe nëse Manchester United është i lumtur, ky është biznesi perfekt”, tha Jose për Sky Sport.

“Mendoj se nuk ka nevojë të flas për Cristianon. Nuk ka nevojë të bëni ndonjë koment për dikë që luan, fiton, shënon dhe bën histori për 20 vjet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport