Lajme

Vdes ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha

08/29/2021 09:44
nga:Q R

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha sot ka vdekur si pasojë e një sëmundje të rëndë, përcjell  GazetaBlic.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Sot heret ne mengjes na la Kolë shoqi!

Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.

Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem.

Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben.

Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines.

E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi.

Kujtojeni baben e ne në lutje, prej aty ku jeni.

Ngushllimet i pranojme nepermjet telefonit.

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë