Sporti

Bakayoko kryen testet mjekësore tek Milani, tani pritet vetëm zyrtarizimi

08/29/2021 09:26
nga:Lorik J

Bakayoko po kryen testet mjekësore me Milanin.

Lojtari ka mbërritur në Casa di Cura La Madonnina i shoqëruar nga agjentët Andy Coffin dhe Marco Busiello, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Casa Milan sot është dita e Tiemoue Bakayoko.

Mesfushori francez po përgatitet të bëhet lojtar i ri i Milanit, për herë të dytë në karrierën e tij.

Bakayoko kthehet në Milano – pasi ka rinovuar deri në vitin 2024 me Chelsean – me formulën e huazimit dyvjeçar.

Pasi huazimi i përkohshëm të ketë skaduar, kuqezinjtë do të jenë në gjendje ta blejnë atë për 15 milionë.

/GazetaBlic Sport