Sporti

ZYRTARE: FC Prishtina transferon mesfushorin e shquar nga Kategoria Superiore

08/28/2021 21:03
nga:E K

Klubi futbollistik Prishtina ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e shquar nga Kategoria Superiore, Erando Karabeci.

Erando Karabeci, pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptar duke korrur suksese të jashtëzakonshme personale dhe kolektive, arrin marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtina, thuhet në faqen zyrtare të klubit kosovar.

Për Karabecin, klubi i Prishtinës do të jetë i pesti në karrierën e tij, pasi më herët kishte mbrojtur ngjyrat e ekipeve si Partizani, Tirana, Kukësi e Teuta e Durrësit, ku me këtë të fundit arriti të shpallej kampion në sezonin e kaluar në Superioren e Shqipërisë.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të FC Prishtinës.