Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Obiliq.
Ai takoi strukturat e partisë, në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, përcjell GazetaBlic.
Në fund, ai iu drejtua me një mesazh kandidatëve të certifikuar të LDK-së, si për asambletë respektive, ashtu edhe për kryetarë, duke u thënë të garojnë drejtë e të shërbejnë me dinjitet.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Obiliq.
Po dëgjojmë, po flasim, po rritemi. Çdo zë, çdo mendim, çdo angazhim na jep vlerë. Rruga përpara s’është e lehtë, por ajo bëhet e drejtë kur angazhimin tonë politik e mbajmë tek njerëzit e vendit tonë; zgjedhësit tanë.
Nga këtu, të 870 kandidatëve tanë të certifikuar sot për asamble, e të 27 kandidatëve për kryetarë komunash, u uroj fat e shëndet. Garoni drejtë, shërbeni me dinjitet.
Zoti e bekoftë Kosovën.
/GazetaBlic/