Janë miratuar masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Para pak çastesh, ekzekutivi votoi pro këtyre masave, e të cilat hyjnë në fuqi nga nesër, përcjell GazetaBlic.
Ashtu siç edhe u raportua ditë më parë, fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për dy javë, pra deri më datën 13 të muajit të ardhshëm, gastronomia do të punojë deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të hapura.
Kryeministri Kurti gjithashtu foli lidhur me këto masa, duke thënë se shtyerja e fillimit të vitit të ri shkollor është e domosdoshme.
“Tani jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv të marrim masa kufizuese që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të trendit të rritjes dhe më pastaj uljen e tij. Që të parandalojmë përhapjen e virusit te të rinjtë, jemi të detyruar ta shtyjmë fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Kurti.
Mbledhja e Qeverisë, pritet votimi i masave të reja
Mbledhja e Qeverisë, pritet votimi i masave të reja
Posted by GazetaBlic on Saturday, August 28, 2021
/GazetaBlic/