Lajme

Tre vëllezër nga Vushtria bëjnë ‘llom’ burrin e motrës së tyre

08/28/2021 09:34
nga:Y I

Tre vushtrias kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre, raporton Gazeta Blic.

I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Mihaliq, Vushtrri 27.08.2021 – 21:10. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.