Sporti

Klopp vazhdon thumbimet: Unë nuk bëj nënshkrime komerciale

08/27/2021 23:20
nga:E K

Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo, do të vazhdojë karrierën te ish-klubi i tij, Manchester United.

Klubi i Juventus ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Ronaldon, kurse ky i fundit do t’i bashkohet “Djajve të Kuq” deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Në lidhje me transferimin e yllit portugez te rivalët e tyre më të mëdhenj, ka folur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Ai tha se nuk kërkon asnjëherë që të bëjë transferime komerciale.

Unë asnjëherë nuk kam kërkuar të bëjë transferime për qëllime komerciale“, tha Jurgen Klopp.

/GazetaBlic Sport/