Shtabi i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan ka organizuar të premten takim me kandidatët për asamble komunale, thuhet në një njoftim të komunës.
Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi për prioritetet si arsimi, shëndetësia, familja, infrastruktura e programet zhvillimore për Gjilanin 2021+.
Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se lista e LDK- së është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit, duke shtuar se është krenar që ka ofruar alternativën më të mirë zhvillimore për Gjilanin.
“Lista e LDK-së është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit. Është përfaqësim i qytetarëve, grupmoshave, gjinive, ekonomive private, e mbi të gjitha, LDK ka ofruar listë me moshë të re dhe mbështetje të madhe qytetare.
Prioritet i yni është arsimi, shëndetësia, familja, infrastruktura e programet zhvillimore për Gjilanin 2021+”, ka thënë kryetari Haziri.