Kim Kardashian mori pjesë në një festë dëgjimi të albumit të ri të ish-it të saj, Kanye West në Çikago, të enjten mbrëma e veshur me një fustan nusërie.
Performanca në Soldier Field në Çikago pati një numër të ftuarish, përfshirë Kim në fustanin e saj të nusërisë, së bashku me disa zgjedhje shumë kontraverse.
Kanye vendosi të shfaqet së bashku me Marilyn Mansoni cili aktualisht po përballet me akuza për abuzim seksual dhe në familje, dhe reperin DaBaby, i cili kohët e fundit u bë titull i mediave për qëndrimet e tij homofobike.

Pavarësisht mysafirëve kontraversal, ishte Kim ajo që i habiti shikuesit më së shumti, pasi ajo u shfaq e veshur me një fustan nusërie Balenciaga Couture, teksa Kanye West interpretoi No Child Left Behind, kënga e fundit e mbrëmjes.
Ky është një nga eventet e fundit ku Kim shfaqet në mbështetje të ish-burrit, por burime të TMZ kanë thënë se dyshja nuk janë bashkuar.
Muajin e kaluar, ajo gjithashtu mori pjesë në njërin nga eventet “Donda” në Atlanta, për të dhënë mbështetjen e saj për albumin e fundit të Kanye.
Ngjarja, në Çikago, ishte ngjarja e tretë promovuese “Donda”. Albumi nuk ka dalë ende.



