Lajme

Imer Mushkolaj: Gjithë verën në dasma e diskoteka, tash po thonë se rrezikohen fëmijët në shkolla!

08/26/2021 22:35
nga:M K

Imer Mushkolaj ka ironizuar me ata persona që po ankohen se fëmijët rrezikohen në shkolla, duke thënë se janë të njëjtit që gjatë verës i frekuentuan dasmat e diskotekat.

Sipas tij, po të kujdeseshim më shumë, punët do t’i kishim ndryshe, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Gjithë verën nëpër dasma e diskoteka, e tash po thonë rrezikohen fëmijët në shkolla. Allahile. Me u pasë rujtë e kujdesë pak ma shumë, ndryshe i kishim punët.

/GazetaBlic/