Sporti

Mendes sonte do të takohet me Juventusin, Ronaldo gjithnjë e më afër Manchester Cityt

08/26/2021 17:31
nga:Lorik J

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes pritet të takohet me Juventusin sot për të diskutuar lëvizjen e sulmuesit portugez në Manchester City. 

Mendes mbërriti në Torino të Mërkurën, por ende nuk i ka takuar drejtorët e Bianconerëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas korrespondentit të Sky Sport Italia, Paolo Aghemo, agjenti i Portugezit do të takohet sot me Zonjën e Vjetër.

Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe sipas Sky Sport Italia, Manchester City i ka ofruar atij një marrëveshje dyvjeçare prej 15 milionë eurosh në vit, më pak se gjysmën e pagës së tij aktuale 31 milionë euro në vit.

/GazetaBlic Sport