Komentet kritikuese të Ole Gunnar Solskjaer për besnikërinë e Ronaldos janë rishfaqur mes spekulimeve se ish -sulmuesi i Manchester United, mund të bashkohet me rivalët Manchester City në merkaton e verës.
“Sky Sports Italia“raporton se City është i gatshëm t’i ofrojë Ronaldos një kontratë dyvjeçare me vlerë 12.8 milionë funte në sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas këtyre raportimeve ka reaguar trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.
Solskjaer ka kritikuar Ronaldon duke thënë së një lojtar që ka luajtur për Manchester United nuk mund t’a mendojë kalimin te City.
“Kur unë luaja për Man United, nëse një klub rival përpiqej të nënshkruante me mua, dhe unë do të shkoja, atëherë ku është besnikëria?”, tha fillimisht ai.
“Besnikëria është një nga vlerat që unë me të vërtetë e vlerësoj shumë. Nuk do të prisja që ndonjë lojtar që ka luajtur për këtë klub të dëshirojë të shkojë te rivalët lokalë”, shtoi ai.
“Nuk është për mua. E di që ne jemi profesionistë, por kur luan për Man United nuk mund të shkosh në Man City. Ne kemi shembuj të tillë të mëparshëm. Unë nuk do të përmend emra, por të gjithë e dini se për kë e kam fjalën”, përfundoi trajneri i Unitedit.
/GazetaBlic Sport/


